Categories Lajme

Pakti për Universitetin/ Mbështetje për veprat e 13 kineastëve të rinj

Në kuadër të Paktit për Universitetin janë mbështetur veprat e 13 kineastëve të rinj. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ishte sot e pranishme në Universitetin e Arteve ku u shfaqën veprat e tyre.

“Për shumë prej jush sot është një ditë e veçantë, sepse do të shihni në ekranin e madh rezultatin e punës suaj. Por po kaq e veçantë është edhe për mua, pasi këto filma që do të shfaqen sot këtu, janë rezultat i një besëlidhjeje, i Paktit për Universitetin”, tha ajo.

“Jemi mbledhur shpeshherë në ambientet e Universitetit të Arteve, për të diskutuar mbi format e bashkëpunimit. Shumë nuk i besonin këtij Pakti, duke e konsideruar si një propagandë, por fakti, që sot jemi këtu, tregon se nuk është thjesht një marrëveshje në letër, as një shtrëngim duarsh për efekt kamerash, por një ndihmë konkrete: mbështetja e 13 veprave të kineastëve të rinj, duke i nxitur ata në rrugën e krijimtarisë, por edhe duke dhënë një ndihmë sado modeste në industrinë e kinematografisë”, theksoi Margariti.

“Ky realitet i ri na bëri të reflektojmë dhe të rishohim prioritetet tona, duke u fokusuar më shumë tek e ardhmja. Dhe e ardhmja janë të rinjtë. Uroj shumë që kjo periudhë të mos mbetet shenjë në jetët dhe krijimtarinë e tyre, përveçse për vepra frymëzuese”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME