Categories Lajme

COVID-19/ Brataj: Mbi 35% e vatrave në Tiranë, do rishikohen masat

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, theksoi sot se “nga të gjitha vatrat që janë në Shqipëri mbi 35% e tyre janë në Tiranë. Janë të shpërndara, nuk mund të thuash se kjo zonë është më e infektuar se tjetra”. Në një prononcim për mediet, Brataj tha se “Tirana do të bëhet zonë e kuqe. Pothuajse është një transmetim komunitar”.

“Infeksioni është shpërndarë në një masë shumë të madhe. Patjetër që masa do të ketë, sepse me këto përmasa që po merr sëmundshmëria, detyrimisht duhet që të kufizohen. Në qoftë se nuk kontrollohen duhet të rishikohen masat”, – nënvizoi Brataj.

Kreu i Urgjencës u shpreh se “nuk po respektohen masat antiCovid nga qytetarët”. “Hapja e shkollave ishte një thikë me dy presa dhe vazhdon të jetë. Lokalet në darkë dhe çfarëdolloj qofshin janë bërë një strehë për të mos përdorur maskën, të mosrespektimit as të distancës dhe as të kufizimit të infeksionit”, – tha Brataj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME