Categories Lajme

Video e pak minutave pas atentatit ‘të dështuar’ në autostradën Lezhë-Tiranë

Top Channel publikon sot pamje pak minuta pas atentatit në autostradën Lezhë-Tiranë, ku në shënjestër ishte Blerim Preçi. Në pamje shihen kalimtarë të cilët i ofrojnë ndihmë. Gjithashtu dëgjohet teksa kushëriri i Preçi, Klisman Preçi pyet nëse ka marrë plumba në kokë, i traumatizuar dhe i gjakosur.

Qytetari: Eja vrap tek lokali se thirra mjekun se thirra dhe policinë.

Klisman Preçi: A s’kam plumba n’kokë.

Qytetari: Jo jo s’ke gjë.

Një makinë në ecje ka qëlluar në drejtim të Preçit, i cili po udhëtonte në një mjeti tip Mercedes Benz ‘ML’.

Atentati i dështuar pati shënjestër Blerim Preçin nga Miloti, teksa në makinë ka qenë edhe i afërmi i tij, Klisman Preçi. Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht u kanë shpëtuar plumbave.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:05. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po kryen veprimet e nevojshme për marrjen e provave që do të çonin në zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME