Categories Lajme

VIDEO-FOTO\ Fjala e deputetit Vullnet Sinaj në ceremoninë e nderimit të mësuesve dhe ish-mësuesve dje në Selenicë

Urimi dhe nderimi për mësuesit  duket i pazakontë, sepse jetojmë në një kohë të pazakontë. Jetojmë në kohën e luftës me armikun e padukshëm, COVID-19, i cili është përpjekur të vendosë botën nën thundër. Në këtë kohë betejash, kur një pjesë e botës ka detyrim të izolohet, një pjesë e vogël ka detyrimin të luftojë.

Dhe në frontin e parë të betejës, së bashku me mjekët dhe infermierët janë edhe mësuesit e nderuar, të cilët duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të familjeve, kryejnë me vetëmohim misionin fisnik të mësimdhënies. Më poshtë fjala e deputetit Vullnet Sinaj  në ceremoninë e nderimit të mësuesve dhe ish-mësuesve dje në Selenicë.

Takimet ndaluan në Vllahinë, ku së bashku me kryetarin e bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj shprehëm mirënjohje e nderuam mësues dhe ish-mësues të spikatur.

Për kontributin e tyre në fushën e arsimit dhe mësuesisë iu akordua titulli “Qytetar Nderi”, Qemal Sinanajt. Gjithashtu, u ndanë certifikata mirënjohjeje për kontributin e tyre në arsim për Lekë Caushaj, Mylazim (Njazi) Xhaferaj, Vezire Kapaj, Vangjelina Gjoka, Mimoza Kuci. Pas ceremonisë që u mbajt në shkollën e mesme të bashkuar “Mynyr Xhindi” patëm rastin për shkëmbime mendimesh dhe disa foto të rastit. Nderim punës edukative të mësuesve të Vllahinës!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME