Categories Lajme

VIDEO\ Gjirokastër,Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “GREEN SEED 2”

Gjirokastër  , Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “GREEN SEED 2”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Sekuestrohen 1381 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, 3 armë gjahu pa leje dhe 21 fishekë arme gjahu.

Vihet në pranga poseduesi.  Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Gjirokastër, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “GREEN SEED 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 59 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën 1381 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, 3 armë gjahu pa lejet përkatëse dhe 21 fishekë arme gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasit L. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e n arkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME