Categories Lajme

VIDEO\ I sulmoi me kallash se nuk i dhanë vajzën që donte/ Ja çfarë deklaroi 34-vjeçari para policisë

Një 34-vjeçar nga fshati Potom në Skrapar ka hyrë sot në banesën e shtetasit S.H. dhe ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në një nga muret e një prej dhomave të banesës, ku ndodheshin 4 pjesëtarët e familjes.

Fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk ka prekur asnjë nga familjarët, që të tmerruar kanë njoftuar policinë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të tyre dhe Forcave të Posaçme Operacionale, u bë i mundur neutralizimi i autorit dhe arrestimi i tij. Pas arrestimit të 34-vjeçarit Luftim Tërpollari, policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov dhe 21 fishekë luftarakë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas konflikteve të shpeshta mes autorit Luftim Tërpollari dhe pronarit të banesës, shtetasin S.H., 61-vjeç, i cili nuk ishte dakord me lidhjen që kishte pasur vajza e tij me të.

Tërpollari kishte shkuar në banesë me kallashnikov për të rrëmbyer vajzën e shtëpisë, me të cilën ishte i dashuruar.

Mësohet se 61-vjeçari S.H., nuk ka qenë dakord me këtë lidhje dhe vajza e tij kishte rënë dakord me babain, duke i shkëputur të gjitha lidhjet me 34-vjeçarin prej 1-muaji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME