Categories Lajme

VIDEO\ Mjerimi që ka pllakosur në banesën e Bukuroshe Pajos në Vlorë

Bukuroshe Pajo së bashku me djalin e saj jetojnë në kushte të mjerueshme në Vlorë. Ajo ka aplikuar në Bashki për të përfituar një banesë sociale, pas hapjes së aplikimeve për banesa dhe kredi të buta. Por, ajo shprehet se nuk ka përfituar asgjë pavarësisht se jeton në kushte të vështira.

“Deri tani Bashkia nuk ka bërë asgjë për mua. Kam 5 vjet në këtë kontejner dhe nuk ka ardhur njeri që të më shikojë.” Azem Haliti përfaqësues i komunitetit rom dhe egjiptian shprehet se 40% e aplikimeve ju përkasin këtij komuniteti dhe nga këto vetëm dy familje janë aprovuar.

“Në të gjitha aplikimet kishin përfituar vetëm dy familje të komunitetit egjiptian, kjo është një padrejtësi dhe mund të themi një diskriminim i hapur racial.” Sipas informacioneve nga bashkia e Vlorës, mbi 250 është numri i familjeve që kanë aplikuar dhe nga këto janë aprovuar vetëm 74.

“U riktheva sërish pas një viti ” në banesën e Bukuroshe Pajos. Në një investigim të kryer në listat e Bashkia Vlore për qytetarët që përfitojnë banesë sociale, vura re se nënë Bukuroshja së bashku me djalin e saj Kreshnikun, “ishin skualifikuar” nga të tilla skema mbështetëse.Më erdhi keq realisht dhe “çudi njëkohësisht” sesi një nënë e moshuar, bashkë me djalin e saj, të cilët jetojnë “ në kontenier mallrash të përshtatur si banesë”, “me status të pastrehi” nuk përfitojnë banesë sociale.

Pyeta për rastin në fjalë dhe shpjegimi ishte se nuk plotësonin të ardhurat mujore prej 40 mijë lekësh të reja që duhen për ti përfituar këto banesa.Dakort, ligji kërkon të plotësohen disa kushte, por ama përse nuk mund të ketë një skemë mbështetëse për të tilla familje në kushte ekstreme ? Kur do të kujtohen institucionet e Vlorës ti japin banesa familjeve të tilla, kur të vdesin nga i ftohti?

Mendoni vërtet se të tilla familje po të kishin 40 mijë lekë fonde me sigurime në muaj do kërkonin mbështetjen e Bashkisë? Po tani që u skualifikuan çdo bëhet? Apo do i lëmë sërish të jetojnë “në mjerim” siç kanë jetuar ? Përse nuk ka një grup ekspertësh” të cilët të zbresin në terren për të parë familjet që skualifikohen se në çfarë kushtesh jetojnë ? Nga Edi Ruci

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Maj 2024

Dashi Ka shume mundësi qe yjet te nxitin debatet ne çift gjate kësaj dite. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Polici i Himarës përndoqi dhe përplasi të dashurën kolege! Dikur u pezulluan nga detyra pasi u kapën duke u puthur në makinë

Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka shpallur në kërkim punonjësin e policisë së Himarës, pas dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtohet skena e vrasjes së Roan Brahimit, autorët i ‘rezervuan’ edhe vendin e parkimit (Video)

Autorët e vrasjes së Roan Brahimit mbrëmjen e djeshme në Athinë, i kishin rezervuar viktimës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Brenda skemës së trafikimit të egjiptianëve, zbulohet koka e grupit që luan me miliona euro në vit

Tre javë më parë publikuam historinë e përfshirjes së punonjësve të emigracionit, në një linjë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe shi, parashikimi i motit për sot

Hera-herës reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra dhe lokalisht…

LEXO ME SHUME