Lajme

VIDEO/ Momenti kur arrestohet bosi shqiptar i kartelit të drogës, në Greqi!

Media greke protothema.gr ka publikuar sot një video ku sipas saj tregon arrestimin e një shqiptari, kreun e një karteli droge që pastroi 250 milionë euro në një periudhë 10-mujore.

Video/ Momenti kur arrestohet bosi shqiptar i kartelit të drogës,
52-vjeçari grek, me origjinë shqiptare, u zbulua dhe u arrestua në Glyfada. Ai kërkohej me një urdhër-arresti evropian si kreu i një organizate kriminale të përfshirë në grumbullimin dhe shpërndarjen e shumave të mëdha parash në Holandë nga trafiku i drogës.

Në një video dokument të publikuar fillimisht nga Mega, shihet faza e fundit e operacionit të Prokurorisë. Efektivët dhe agjentët, të veshur me jelekë të verdhë dhe duke u shtirur si pastrues të bashkisë, i bëjnë sinjal 52-vjeçarit të ulë shpejtësinë sa më shpejt. Ai del nga parkingu i një kompleksi apartamentesh me motorin e tij.

Video/ Momenti kur arrestohet bosi shqiptar i kartelit të drogës,
Më pas njëri prej tyre i afrohet në mënyrë të papritur dhe e imobilizon, ndërsa një tjetër agjent nxiton për ta ndihmuar. Më pas vijnë edhe tre kolegë të tjerë dhe marrin motorin, ndërsa 52-vjeçari tenton të rezistojë, por nuk ka vend për reagim.
52-vjeçari nuk kishte ndonjë të shkuar kriminale në Greqi. Autoritetet holandeze kanë kërkuar ekstradimin e tij, por ai refuzon. Nga kontrolli u sekuestruan edhe telefona celularë, duke përfshirë një celular të përdorur për biseda të koduara nëpërmjet aplikacioneve speciale, tableta, një disk dixhital dhe karta SIM.

Video/ Momenti kur arrestohet bosi shqiptar i kartelit të drogës,

Në fakt, njëri nga dy celularët konsiderohet shumë i rëndësishëm dhe do të ndihmojë në hetimin e autoriteteve holandeze.Për videon e arrestimit kliko këtu

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close