Categories Lajme

A do të ulen çmimet në vendin tonë? Flasin ekspertët: Vetëm stabilizim, ushqimet më problematike

Fillimi i vitit ka shënuar rikthimin e indeksit të çmimeve të importit në nivelet më të ulëta në dy vite. Sipas INSTAT, edhe kostot e prodhimit vendas po shfaqin shenja të forta ngadalësimi.

Sipas pedagogut të ekonomisë, Igli Tola, ndonëse nuk presim dot rënie të çmimeve të produkteve në rafte, shumë shpejt do të duhet të shohim stabilizim të tyre.

“Fakti që çmimet po shkojnë drejt një ankorimi pavarësisht se janë në rritje, janë diçka e pritshme se po hyjmë ngadalë në vitin e dytë të kësaj krize të energjisë dhe lëndës së parë. Po shënojmë trende të forcimit të lekut dhe dobësimin e monedhës europiane. Por pavarësisht dobësimit importet janë gjithnjë e më të shtrenjta”, shprehet eksperti Igli Tola.

Të dhënat tregojnë se kategoritë e nxehta për momentin kryesohen nga ushqimet e prodhuara në vend, teksa rritja nga importi po stabilizohet nga rënia e euros. Kur ky grup zë gati gjysmën e shpenzimeve familjare, situata ndihet akoma e rënduar.

“Ato sektor të cilët përbëjnë konsumin e përditshëm dhe furnizojnë tregjet, ato ndikohen drejtpërsëdrejti që ndikohen nga situata inflacioniste dhe reflektohen në çmimet e konsumatorit final”, shtoi Tola.

Mosrënia e çmimeve dhe vazhdimi i rritjes për ushqimet është një fenomen që po shqetëson të gjitha tregjet botërore, pavarësisht se produktet bazë janë më të lira. Shtete si Britania dhe Franca, po adoptojnë nisma të tilla si aplikimi i çmimeve maksimale vullnetarisht për produkte të caktuara bazë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME