Categories Lajme

VIDEO/ Momenti kur shkëmbi shkëputet nga mali i Torovicës dhe bie në një zonë të banuar

Një shkëmb është shkëputur nga mali në Torovicë të Lezhës dhe ka rënë poshtë në një zonë të banuar në afërsi të Shkëmbit të Kuq. Report Tv sjell edhe video nga momenti kur shkëmbi shkëputet nga mali Torovicë.

Fatmirësisht nuk shkaktoi dëme, por rënia e gurëve nga shpati i malit ne Torovicë është një fenomen i vazhdueshëm për shkak se është shpyllëzuar zona dhe janë ne lëvizje shumë shkëmbinj.

Pak vite më parë, rënia e një shkëmbi shkaktoi një tragjedi në një familje, pasi zuri poshtë një makine ku udhëtonin 3 pjesëtarë të një familjeje që u mori edhe jetën. Specialistët e gjeologjisë kanë identifikuar disa zona problematike për të cilat është kërkuar që të ndërhyhet, por që ende nuk është bërë asgjë.

Edhe forcat gjeniere dhe Emergjencat Civile bënë një kontroll të zonës në vitin 2017, pas tragjedisë që shkaktoi një gurë i tillë duke rënë nga mali, duke përcaktuar rrezikun dhe frikën që krijohej nga rënia e gurëve, por gjithçka mbeti vetëm ne letra. Banorët ndihen të rrezikuar dhe frika është e vazhdueshme për ta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME