Categories Lajme

VIDEO/ Përmbytet Vlora, rrugët kryesore të qytetit gjenden nën ‘pushtetin’ e ujit

Ndryshe është situata në Vlorë, ku kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu, që qyteti të përmbytet. Problemi më i madh është paraqitur në akset që  lidhin rrugë Transballkanike me bulevardin e ri në Skelë. Më problematikja nga këto akse është zona Albano Romina dhe zona pranë portit detar.

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së djeshme kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve në qytetin e Vlorës. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga VloraNews rrugët kryesore të qytetit bregdetar gjenden nën pushtetin e ujit, teksa makinat e kanë të vështirë qarkullimin në to.

Rruga Transballkanike, një nga pikat kyçe të transportit në qytetin e Vlorës, shfaq një problematikë të vazhdueshme përmbytjesh sa herë që kemi reshje të dendura të shiut. Prezenca e ujit vërehet edhe në rrugë të lagjeve të ndryshme të qytetit, por për momentin nuk raportohen përmbytje në banesa ose biznese. Punonjësit e ujsjellës-kanalizimeve kanë zbritur në terren në mënyrë që të bëjnë të mundur zhbllokimin e kanalizimeve dhe normalizimin e situatës. Në ditët në vijim parashikohet që situata të përkeqësohet pasi priten reshje masive shiut në pothuajse të gjithë territorin e vendit.Problematikë mbetet dhe kanali në lagjen Pavarsia që rrezikon të mbys lagjen ,pasi është i mbushur me plehra dhe barishte, dhe mbetet i hapur për shumë vite duke rezikuar fëmijët të bien brenda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME