Categories Lajme

Rastet e reja me covid në Berat, të prekur në disa institucione!

Zbardhen rastet e reja me COVID-19 në Berat përgjatë dy ditëve të fundit. Burime bëjnë me dije për ABC se kanë rezultuar pozitivë 45 persona të cilët janë punonjës policisë, punonjës të administratës së bashkisë si dhe mësues.

Konkretisht janë tre punonjës të Bashkisë së Beratit të cilët kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Raste të reja janë konstatuar edhe në drejtorinë vendore të Policisë Berat ku janë konfirmuar pozitivë 2 efektivë policie dhe një punonjës i administratës pranë këtij institucioni. Pozitivë kanë rezultuar edhe disa mësues në shkollat 9-vjeçare të Beratit ndonëse këto institucione janë të mbyllura. Mes rasteve të reja me COVID-19 ka dhe një numër të lartë pensionistësh, 20 në total.

Sipas mjekëve epidemiologë, rastet me Covid-19 të pensionistëve dhe personave që nuk janë të punësuar janë raste të regjistruara brenda familjes dhe që janë shtuar nga grumbullimet gjatë festave të fundvitit dhe ardhjes së emigrantëve pranë familjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME