Categories Lajme

VIDEO/ Tmerr në avionin me shqiptarët, stjuardesa “fluturon” në korridor

Udhëtarët e një fluturimi nga Prishtina në Bazel kanë parë tmerrin me sy, teksa avioni me të cilin po fluturonin u përfshi nga turbulenca të frikshme.

Pamjet janë publikuar nga “Daily Mail”, me tuitullin “stjuardesa fluturon për shkak të turbulencës së dhunshme”.

Në videon e publikuar tregohet se bëhet fjalë për fluturimin nga Prishtina për në Bazel të Zvicrës, dhe pamjet tregojnë qartë dëmet që shkaktojnë lëkundjet brenda aeroplanit. Në një moment, në fillim të videos, nga turbulenca e fortë, pijet dhe një stjuardese përplasen në tavan, me të gjitha pijet që hidhen përmbi kokat e udhëtarëve.

“Shuni, shuni”, dëgjohen zëra të vazhdueshëm nga qytetarët, të tmerruar nga situata.

Mirjeta Basha, qytetarja e cila i ka dërguar videon “Daily Mail”, ka thënë për gazetën se ajo ishte e sigurt se avioni do të përplasej.

Fatmirësisht për të gjithë, aeroplani arriti të ulet por nga lëndimet e marra gjatë turbulencave, 10 persona patën nevojë për trajtim mjekësor në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME