Categories Lajme

Vijon trendi në rritje/ 289 kamionë nga Lushnja dhe Fieri, eksport perimesh të freskëta brenda një jave

Eksportet bujqësore shqiptare po vijojnë me trend në rritje  krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, favorizuar nga sezoni me prodhimtari të lartë dhe kërkesa e shtuar nga tregu i huaj. Agjencia Rajonale e Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve Vlorë, bëri të ditur për ATSH-në se, “janë 289 kamionë nga Lushnja dhe Fieri, që kanë eksportuar prodhime të freskëta bujqësore në vendet e rajonit dhe më gjerë, vetëm gjatë javës së kaluar, 15-22 maj 2020”.

Sipas të dhënave të fundit nga kjo agjenci, produktet bujqësore që po eksportohen, janë kryesisht prodhime të stinës: presh, lakër, karota, lulelakër, luleshtrydhe, speca, domate, qepë, dhe harta gjeografike e eksporteve përfshin Kosovën, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Austrinë, Bosnjën, Serbinë. Fermerët punojnë në kushtet e respektimit të masave të sigurisë të mbrojtjes kundër COVID-19, duke përdorur doreza dhe maska, shprehen ekspertët e Agjencisë Rajonale të  SHVMB.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME