Categories Lajme

ITALI – Rihapen pishinat dhe ambientet sportive, lehtësimi i masave vazhdon

Sporti individual merr fund, në shtëpi apo jashtë… Pishinat, sallat e gjimnastikës dhe klubet e fitnesit do të rihapen sot në Itali duke shënuar një etapë të re të lehtësimit të masave kufizuese, filluar para tre javësh. Një javë pas dritës së gjelbër për rihapjen e bareve dhe restoranteve, rreth 10 milionë italianë që frekuentojnë ambientet sportive do të mund të ushtrohen, me kusht që të rezervojnë vendin e tyre. Vetëm dy rajone kanë vonuar këtë hapje, Lombardia dhe Bazilikata më 3 qershor. Mbajtja e maskave nuk do të jetë e detyrueshme gjatë ushtrimeve, por disa salla do t’i vendosin në hyrje të dhomave të veshjeve. Zonat duhet të kufizohen rreth pajisjeve për të garantuar distancën prej dy metra gjatë aktivitetit fizik.

Në pishinat publike dhe parqet ujore, është një hapësirë prej të paktën shtatë metra katror që duhet të respektohet dhe një distancë prej të paktën një metër e gjysmë mes shezlonëve. Vendi më i prekur nga pandemia e COVID-19 që ka shkaktuar të paktën 32 000 të vdekur në tre muaj, Italia ka përshpejtuar lehtësimin e kufizimeve javën e kaluar, me rihapjen e shumë tregjeve, bareve dhe restoranteve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME