Categories Lajme

Vilma nga Vlora që s’u dorëzua kurrë pas sulmit me acid: ‘Lot që derdheshin deri në mekje’

Për Vilma Dulen, vajzën nga Vlora që punonte si menaxhere e burimeve njerëzore pranë një call center-i Italian, mëngjesi i 27 gushtit 2013 duhej të ishte një mëngjes i zakonshëm si gjithë të tjerët. Në të vërtetë, mëngjesi i asaj të marte do të ishte më i hidhur se acidi që i shpërfytyroi fytyrën duke i rrezikuar seriozisht shikimin dhe shkaktuar lëndime serioze në kraharor dhe krahë. Vajza e re do të sulmohej rrugës për në punë nga një person i panjohur, duke shënjuar në këtë mënyrë edhe një ndër rastet e para të këtij lloj krimi në vendin tonë.

Ajo ka dhënë edhe një intervistë, gjatë së cilës ka rrëfyer se pavarësisht peripecive që i është dashur të kalojë, se me forcë dhe vullnet ka ecur përpara. Pas largimit nga Shqipëria, Vilma iu nënshtrua 25 ndërhyrjeve kirurgjikale gjatë kohës që qëndronte në Francë.

Ajo thotë se nuk do të kthehet në Shqipëri pasi autori nuk është arrestuar dhe kjo e bën të ndihet e kërcënuar. Tani, ajo është kthyer në një shembull frymëzues. Ka hapur një ekspozitë të titulluar “Persona”, përmes së cilës dëshiron të përcjellë një mesazh shprese për të gjithë njerëzit që kanë vuajtur dhe kanë përballur dhunën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME