Categories Lajme

Vlorë/ Dyshohet se kërcënoi me armë fqinjin, shpallet në kërkim 58-vjeçari

Një konflikt mes fqinjëve është regjistruar pasditen e kësaj të marte në fshatin Karbunarë në Vlorë.

Një 58-vjeçar me iniciale F.K. ka kërcënuar me armë zjarri kallashnikov fqinjin e tij, 68-vjeçarin N.Xh. pas një konflikti të çastit.

Në momentin që policia mbërriti në vendngjarje, shtetasi F.K. ka hedhur në tokë kallashnikovin dhe është larguar me makinë. Policia ka shpallur në kërkim 58-vjeçarin dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.

Njoftimi i policisë: Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë zjarri. Shpallet në kërkim 58-vjeçari që kërcënoi me armë fqinjin e tij. Sekuestrohet arma e zjarrit automatik dhe municion luftarak.  

Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Karbunarë, Selenicë, një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe punës së mirorganizuar, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi F. K., 58 vjeç, ishte konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin N. Xh., 68 vjeç, banues në Karbunarë, dhe e kishte kanosur atë me armë. 58-vjeçari, sapo ka evidentuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në vendngjarje, ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me automjetin e tij tip “Benz”.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Selenicë shpallën në kërkim shtetasin F. K., 58 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Selenicë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik dhe një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME