Categories Lajme

35-vjeçarja shqiptare u gjet e vrarë në Itali, flet kunata: Ishte shumë e lumtur, trupin do ta sjellim në Shqipëri

Kunata e 35-vjeçares së vrarë në Itali, Nevila Pjetri ka folur për mediat.

Kunata e së ndjerës teksa ka veshur rrobat e zisë shprehet e tronditur për ngjarjen. Ka qenë bashkëshorti i të ndjerës që ka lajmëruar familjen e saj në Elbasan ku jetojnë tre vëllezërit me familjet e tyre. Nusja e vëllait Sofia thotë se Nevila ishte e lumtur me jetën e saj ndaj lajmi i ka habitur pa masë.

“Shumë keq. Lajmin e mësova nga bashkëshorti i kunatës. E përjetuam shumë keq, nuk e besonim kurrë që asaj t’i ndodhte diçka e tillë. Dy ditë më parë kam folur me të dhe ishte shumë e lumtur. Nuk e di, kjo është katastrofë, është e pa pritshme.

Do e sjellim Shqipëri trupin, nuk e lëmë dot aty. Ne kemi komunikuar me bashkëshortin e saj, ai është shumë I tronditur. Është  e pabesueshme se ajo doli si gjithmonë dhe nuk u kthye në shtëpi, se si ka qenë ngjarja nuk e di. Për probleme jo, ishte e lumtur me bashkëshortin e vet, se 1 vit ka që është martuar”, tha ajo.

Ajo thotë se 35 vjeçarja i ndihmonte vazhdimisht ekonomikisht.

“Ne na ndihmonte kur kishim probleme, halle. Kjo ishte për mua si motër. Kam kaluar një tronditje të madhe, nuk rri dot as në shtëpi, ik sa andej këtej” tha kunata.

Dy ditë nga ngjarja familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri për t’i kryer sipas zakoneve ritet mortore.

“Shtetit i kërkoj të gjendet vrasësi, dhe ndihmë për të sjellë trupin. Është zhdukur çdo gjë nga kunata edhe sendet që ka pasur me vete, nuk i gjendet as kara e identitetit, as çanta asgjë” tha kunata.

Në lidhje me lajmet se 35 vjeçarja punonte si punonjëse seksi në Itali familjarja thotë se nuk ka pasur dijeni, por e tronditur numëron rastet e shumta kur ka ndihmuar familjen e saj.

“Nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që ka punuar kështu, unë e di në punë. Tani të vërtetën ajo e di dhe Zoti lart. Për gjithçka i jam mirënjohëse. Më është gjendur afër për sëmundje, për çdo gjë, për hallet të kam pasur më ka ndihmuar”, tha kunata.

Trupi i pajetë i gruas shqiptare, u gjet gjysmë i zhveshur, pranë një përroi në Parmignola, në kufirin midis Toscana dhe Liguria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME