Categories Lajme

Vlorë/ Frikë nga grabitësit, gjatë tetorit janë bastisur 10 stane bagëtish

Fshati Bishan i njësisë administrative të Novoselës, të qytetit bregdetar të Vlorës, ka rënë sërish pre e grabitjes duke u rikthyer edhe një herë fenomenin në të gjithë zonës. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se vetëm në muajin tetor në fshatin Bishan ka patur mbi 10 grabitje.

25 krerë bagëti i janë grabitur një blegtori i cili është detyruar të shesë delet nga frika për humbje të mëtejshme. “Më kanë vjedhur 25 dele, unë sa ika në shtëpi në orën 11, mi morën të gjitha delet mi futën në makinë”, shprehen banorët.

Grabitjet vijojnë prej vitesh edhe në banesë, por asnjë masë nuk është marrë për mbajtjen e situatës nën kontroll. “Nuk kemi parë as të bëjnë ndalime, as  të jetë kapur njëri këtu në Bishan, të bëhët problem. Vjen tjetri, të rrish me frikë në shtëpinë tënde, se ne jemi pleq jemi në shtëpi. Në një shtapi në fund të fshatit nuk kishin lënë gjë pa marrë, ishin futur nga autustrada i kishin mar të gjitha në atë shtëpi”, shprehen banorët.

Muaj më parë policia ka arrestuar disa persona, por grabitjet nuk janë ndalur. “Lopë , viça , dherë janë marrë të gjitha. Një kec u vodh para 1 muaji kur ishte festa e Myzeqesë”, shprehen banorët. Familjarët akuzojnë se  nuk ka munguar as shkatërrimi me dashje i tokave të mbjella me ullinj, ku janë djegur ose prerë në mënyrë të përsëritur me dhjetëra rrënjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME