Categories Lajme

I dha mandatin Trump-it: Çfarë është Kolegji Elektoral që vendos për Presidentin e SHBA-ve

Në vitin 2016, kandidati Donald Trump mori presidencën pasi fitoi Kolegjin Elektoral, ndonëse rivalja Hillary Clinton fitoi votën popullore. Por çfarë është Kolegji Elektoral? Kur qytetarët votojnë për presidentin në zgjedhjet e së martës, ata votojnë për një grup elektorësh nga shteti i tyre, të cilët më vonë hedhin votën për kandidatin që ka marrë më shumë vota në atë shtet. Ky është Kolegji Elektoral, i cili përveç emrit nuk ka lidhje me arsimin e lartë.

Nëse Presidenti Trump fiton një shtet, grupi i elektorëve në atë shtet do të votojë në Kolegjin Elektoral. Nëse shtetin e fiton Joe Biden, grupi i tij i elektorëve fiton edhe votat e Kolegjit në atë shtet. Elektorët janë kryesisht njerëz partiakë, të cilëve mund t’u besohet për të votuar për kandidatin e preferuar. Në historinë amerikane, më shumë se 99 për qind e elektorëve kanë votuar për kandidatin që ka fituar shtetin. Kjo sipas Arkivave Kombëtare.

Çdo shtet ka numër të barabartë elektorësh me anëtarët që ka në Kongres. Distrikti i Kolumbias ka tre elektorë, aq sa ka edhe shteti më i vogël amerikan. Pra shtetet me popullsi më të madhe kanë më shumë elektorë. Si rezultat, ato marrin më shumë vota elektorale. Kolegji Elektoral ka gjithsej 538 elektorë. Fituesi i zgjedhjeve duhet të ketë më shumë se gjysmën, pra 270 vota elektorale. Presidenti do të inaugurohet më 20 janar 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME