Categories Lajme

Holanda konfirmon “JO-në” për Shqipërinë: S’janë gati për në BE

Parlamenti i Holandës ka konfirmuar “JO-në” për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Lajmin e ka bërë të ditur Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin holandez Pieter Omtzigt. Ai shkruan në Twitter se gjatë debatit në Parlamentin e Holandës, ministri i Jashtëm Blok theksoi se nuk janë kundër integrimit të Shqipërisë, por se vendi nuk është gati ende për organizimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Gjithashtu, Omtzight shkruan se Blok u shpreh se Shqipëria nuk ka zgjidhur ende problemet me vendet vakante në Gjykatën e Lartë, çuarjen para drejtësisë të personave të inkriminuar në nivele të larta si edhe nuk ka përmbushur plotësisht Reformën Zgjedhore.

“Sapo patëm një debat në parlamentin hollandez. Qeveria hollandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme”, shkruan Omtzigt në Twitter.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME