Categories Lajme

Vlorë/Goditet 1 tjetër rast i organizimit të lojërave të fatit, arrestohet 32-vjeçari

Vlorë/Goditet 1 tjetër rast i organizimit të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.

Kishte përshtatur ambientet e lokalit që administronte, për organizimin e lojës së pokerit, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari. Në hetim dhe një 40-vjeçar, i punësuar në lokal, pasi vinte baste me aparat celular. Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe 1 aparat celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë evidentuar dhe goditur 1 tjetër rast të kësaj veprimtarie të paligjshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrimin e shtetasit L. Gj., në lagjen “Bashkim”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 tavolinë pokeri dhe 1 valixhe me çipsa, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit G. H., i punësuar në këtë lokal, atij iu gjet dhe iu sekuestrua 1 aparat celular, të cilën dyshohet se e përdorte për vënien e basteve.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Gj., 32 vjeç, për veprat penale “Organizmi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për organizimin apo luajtjen e lotarive, lojërave të fatit apo bixhozit”, se dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin G. H., 40 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. #angazhimpërkushtimsakrificë #tëvendosurkundërkrimit #nëçdoskajtëvendit #nëshërbimtëqytetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME