Categories Lajme

Vlore\ Kishin mbetur të izoluar në Gjirin e Gramës, policia shpëton dy turistët gjermanë, njëri prej tyre ishte kafshuar nga qeni

Gjiri i Gramës, Kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë, për shkak të thepisjes, në Gjirin e Gramës, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum dhe ato të Delta Forcës, në bashkëpunim me shërbimet e Urgjencës, iu vijnë në ndihmë 2 turistëve gjermanë.

Kërkimet disaorëshe gjatë mesnatës dhe transportimi me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, finalizuan me sukses angazhimin e shërbimeve për të ndihmuar këta 2 turistë.

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Urgjencës Kombëtare kanë njoftuar sallën operative Vlorë, se për shkak të terrenit të thepisur, 2 turistë gjermanë kishin mbetur të izoluar në Gjirin e Gramës dhe se njëri prej tyre ishte kafshuar nga një qen.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum dhe ato të Delta Forcës kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 2 turistëve. Pas disa orësh kërkimi, në kushtet e errësirës, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e 2 turistëve të cilët gjatë eksplorimit, kishin mbetur të izoluar në Gjirin e Gramës, për shkak të terrenit të thepisur të zonës.

Pas lokalizimit dhe gjetjes, të 2 turistët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim ofrimin sa më të shpejtë të asistencës mjekësore.

Të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët gjermanë kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar për t’iu ardhur në ndihmë, turistëve që vizitojnë Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.

DVP Vlorë fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME