Categories Lajme

Vlorë, Kontrolle të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë detare,ndëshkohet me masë administrative 10. 000 lekë të rinj, drejtuesi i një mjeti (VIDEO)

Policia Kufitare e DVKM Vlorë , Kontrolle të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë detare. Ndëshkohet me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesi i një mjeti lundrues gomone e vogël. Bllokohet për mungesë dokumentacioni, një mjet lundrues argëtimi. Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në zbatim të planit të masave për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, me qëllim zbatimin e ligjshmërisë nga poseduesit dhe përdoruesit e këtyre mjeteve lundruese, kanë intensifikuar kontrollet në vendbazime të mjeteve lundruese në tokë, si dhe në det, ndaj mjeteve lundruese turistike.

Është ushtruar kontroll me mjetet lundruese të Policisë Kufitare në sektorët: Triport – Kepi i Gjuhëzës, Shën Jan – Shën Vasil, brenda gjirit të Vlorës, ku janë kontrolluar 12 mjete lundrimi për peshkim, 28 mjete lundurimi për argëtim, si dhe 19 mjete lundrimi turistike.

Policia Kufitare ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e një mjeti lundrues gomone e vogël (shtetas kosovar), pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se kishte mungesë të dokumentacionit, si dhe kishte udhëtuar me mjetin lundrues gomone me motorr 8 KF, në Karaburun, duke rrezikuar jetën e personave në bord. Po në vijim të këtyre kontrolleve, është bllokuar një mjet lundrues argëtimi, pasi përdoruesi i tij nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Kontrollet do të intensifikohen më shumë në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë detare dhe në këtë kuadër Policia Kufitare e DVKM Vlorë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e përdoruesve të mjeteve lundruese, për zbatimin e ligjshmërisë nga ana e tyre. Gjithashtu, Policia Kufitare është e vendosur në zbatimin me korrektësi të ligjit dhe ndëshkimin pa asnjë mëdyshje të shkelësve të ndryshëm, përdorues të mjeteve lundruese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME