Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të merrte me forcë makinën një qytetari, kapet 34 vjeçari

Një 34 vjeçar i shpallur në kërkim për dy vepra të ndryshme penale është vënë në prangat e policisë këtë të premte. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale S.S. është arrestuar pasi ka qenë i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe për marrjen me forcë të makinës së një tjetër shtetasi.

Ky shtetas dyshohet se në datën 03.11.2021, në bashkëpunim me shtetasin S. J., i ndaluar më herët nga Policia, kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin në kërkim S. S., 34 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se në datën 03.11.2021, në bashkëpunim me shtetasin S. J., i ndaluar më herët nga Policia, kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Maj 2024

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat mafioz çiftit shqiptar në Athinë. Vritet armiku i Ervis Martinajt, plagoset gruaja

Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Greqi, ku protagonistë janë sërish shqiptarët. Mediat helene…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin kokainë në Itali, arrestohen disa shqiptarë, mes tyre dhe një çift bashkëshortësh (EMRAT)

Policia italiane ka arrestuar 8 persona për shitje kokaine dhe mes tyre 3 janë shqiptarë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Është arratisur? Majmuni del xhiro në Tiranë, qytetarët shtangen

Një video e bërë në Sauk ka shkuar menjëherë virale në rrjete sociale. Një majmun i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arkeologët zbulojnë një pishinë të shekullit të parë në Durrës

Gërmimet arkeologjike në oborrin e shkollës “Gjergj Kastrioti” të Durrësit, e cila  pritet t’i nënshtrohet…

LEXO ME SHUME