Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të merrte me forcë makinën një qytetari, kapet 34 vjeçari

Një 34 vjeçar i shpallur në kërkim për dy vepra të ndryshme penale është vënë në prangat e policisë këtë të premte. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale S.S. është arrestuar pasi ka qenë i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe për marrjen me forcë të makinës së një tjetër shtetasi.

Ky shtetas dyshohet se në datën 03.11.2021, në bashkëpunim me shtetasin S. J., i ndaluar më herët nga Policia, kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin në kërkim S. S., 34 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se në datën 03.11.2021, në bashkëpunim me shtetasin S. J., i ndaluar më herët nga Policia, kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hajduti vjedh çantat dhe paratë nga makina e turistit në Vlorë, arrestohet 36-vjeçari

Vodhi një shumë parash dhe sende personale, në një automjet të parkuar, identifikohet, kapet dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dekonspirimi i operacionit të SPAK: Dy zyrtarët e policisë s’dolën në punë

Në operacionin e SPAK ku u lëshuan 50 urdhër-arreste, 2 ishin për dy punonjës policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Martesa e 2 lezbikeve në tarracën e Bashkisë së Tiranës, Kisha Katolike: Kategorikisht e ndaluar

Dje 19 maj,  dy homoseksualet Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj kurorëzuan dashurinë e tyre në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës, Sekuestrohen 80. 000 euro, vihen në pranga 2 shtetas

Shijak, Durrës, Tentuan të shitnin në treg, një shumë eurosh të dyshuara të vjedhura në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari tenton të p*rdhunojë pastruesen në shtëpinë e tij, arrestohet nga policia greke

Një 53-vjeçare në Greqi është tentuar të përdhunohet nga një shtetas shqiptar. Mediat greke bëjnë me…

LEXO ME SHUME