Categories Lajme

Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim

DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, 3 prej tyre të shpallur në kërkim. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim S. H., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 22.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në b urg”, për veprat p enale “Punësimi i paligjshëm”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Sinan Ballaci”, janë gjetur 6 kompjutera dhe 3 televizorë që përdoreshin për lojëra fati. Në këtë subjekt, shtetasi S. H. kishte punësuar në mënyrë të paligjshme shtetasit I. B. dhe Xh.P., të cilët janë arrestuar në flagrancë në datë 19.11.2021.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. E., 38 vjeç, banues në Selenicë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 19.07.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “A rrest në b urg”, për veprën penale “A rmëmbajtja pa leje”.

Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë për veprën penale “D huna në familje”, shtetasi M. G., 58 vjeç, banues në fshatin Poro, Vlorë, pasi ka ushtruar d hunë f izike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë kapjen e shtetasit në kërkim A. Rr., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 04.01.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “D huna në familje”. 37-vjeçari i është dorëzuar Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME