Categories Lajme

Piu Viagra/ 80-vjeçari “tërbohet” pas refuzimit të gruas për të bërë s*ks dhe e vret me thikë

Një 80-vjeçar italian i quajtur Vito Cangini ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij pasi ajo i premtoi se do të bënte seks me të në Krishtlindje, por ndryshoi mendje dhe refuzoi pasi ai mori Viagra.

Ai është akuzuar për vrasjen e gruas së tij Natalia Kyrychok, 61 vjeç, sepse ajo refuzoi të bënte seks me të pasi ai mori një pilulë Viagra. Refuzimi nga ana e zonjës nuk është pritur mirë nga 80-vjeçari, i cili ndër të tjera është bërë xheloz se e shoqja tërhiqej nga shefi i saj.

Ai akuzohet se e kishte lënë trupin e përgjakur të gruas në dysheme dhe kishte rënë për të fjetur. Vetëm të nesërmen burri i moshuar thuhet se i ka treguar një fqinji për atë që kishte bërë, të cilit gjithashtu i kërkoi të njoftonte policinë. Por ky i fundit ka refuzuar të bëjë diçka të tillë.

Më pas, i moshuari i ka treguar një gruaje dhe i kërkoi po ashtu të njoftonte autoritetet, por edhe ajo kishte refuzuar për shkak se nuk e besonte një gjë të tillë.

Si përfundim Cangini ka telefonuar në restorantin ku bashkëshortja e tij punonte si kuzhiniere, dhe i tha pronarit: “E di që ka diçka mes ju të dyve.”

Më tej ai i tha se “nuk do ta shihte më kurrë” zonjën Kyrychok, prandaj pronari kishte njoftuar policinë e cila kishte gjetur trupin e gruas. Gruaja u qëllua me thikë të paktën katër herë, përfshirë dhe një goditje në zemër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME