Categories Lajme

Vlorë, Zhvillonte aktivitetin e lojërave të fatit në lokal, arrestohet 33-vjeçari

Policia e Vlorës ka goditur një rast të aktivitit të kundraligjshëm në fushën e lojërave të fatit, duke arrestuar një 33-vjeçar. Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar katër pajisje elektronike dhe një tavolinë pokeri, që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.

Njoftimi i policisë: Në vijim të punës dhe kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, u konstatua se në fshatin Novoselë, Vlorë, në lokalin e shtetasit K. L., u gjetën dhe u sekuestruan 4 pajisje elektronike dhe 1 tavolinë pokeri, ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, duke fshehur të ardhurat me qëllim mosdeklarimin e tyre.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 33 vjeç, banues në fshatin Novosel, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME