Categories Lajme, Turizëm

Vlorë, Zvërneci pa pushues, në plazhin e familjarëve nuk janë nisur përgatitjet

Zvërneci është një prej plazheve më të frekuentuara në Vlorë. Por për shkak të masave të pandemisë. Operatorët turistikë dhe bizneset atje ende nuk i kanë nisur përgatitjet për sezonin turistik për të cilin mbeten të pasigurtë! Në kohë normale duhet të ishte plot me pushues.

Por për shkak të pandemisë, plazhi i Zvërnecit është bosh. Rreth 15 km vijë bregdetare mbetet e pashfrytëzuar. Pamja e bregdetit të papastruar tregon paqartësinë e bizneseve për këtë sezon.

Ideja e plazhit popullor, ku zhezlone do vendosin vetëm hotelet nuk është mirëpritur. Thonë se për shkak edhe të kufizimeve të tjera për shkak të pandemisë, rrezikojnë falimentin “Karantina na la prapa, ngelëm në shtëpi. T’i vendosim me një largësi prej 4-5 metrash nga njëri-tjetri dhe nuk ka problem”. Pritshmëritë për sezonin janë të ulta. Thonë se interesim për pushimet ka, por prenotime jo “Më marrin nga Maqedonia dhe më thonë se çfarë do bëhet. Nuk e dimë akoma”.

Vlora ka hapur sezonin turistik, por turistët mungojnë në të gjithë vijën bregdetare. Operatorët turistikë dhe bizneset ankohen për vështirësi të shumta, ndërsa pritshmëritë janë për një sezon të dobët, ndaj po luajnë edhe kartën e turizmit patriotik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME