Categories Lajme

“Teatri” Rama kapet me te gjithe: Meta si shqiponjë, Luli artist

Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama  tregoi historinë kur ai kishte qenë kryetar bashkie dhe në zyrën e tij kishte takuar një investitor shqiptar i cili propozonte që Teatrin ta kthenin në një qendër më dyqane e restorante.  Rama nuk përmendi emrin e investitorit por tha se ishte ‘‘miqësor deri në vëllazëri të kryeministrit të kohës”. Kujtojmë se në tetor të viti 2000 Rama fitoi zgjedhjet përballë Besnik Mustafajt si kryetar bashkie ndërsa kryeministër ka qenë Ilir Meta. Gjithashtu Rama foli dhe për një projekt 6 milionë euro që ishte parashikuar tek Piramida të cilit jo vetëm nuk u investua por u vodhen dhe pllakat e mermerit.

Edi Rama: Këtu kemi qenë të gjithë kur qeveria e atyre që sot kanë rënë si faja nga fiku dhe tani është këputur dhe llastiku ishte e angazhuar për ta ndërtuar Teatrin Kombëtar tek Piramida. Dhe kur unë kryetar bashkie e kam pritur në zyrë, një dërgatë të një investitori të njohur shqiptar miqësor deri në vëllazëri të kryeministrit të kohës, por unë nuk e kam zakon të përdor emra biznesmenësh se nuk jam rrugac, sepse vetëm rrugaçët e përdorin foltoren e mikrofonin e fjalën që e kanë marrë si porosi nga populli për të sulmuar njerëz me emër e mbiemër që janë në punën e tyre si biznesmen.

Ky investitor së bashku me një grup të njohur gjerman kanë ardhur në zyrë e më kanë propozuar projektin “piazza shoping” projekti ishte një shesh me bare e restorante e dyqane.  Aty ku sot është pishina, e cila në mes të teatrit thjesht ka shërbyer për bretkosat që për një gjatë dhe në të ndryshme ishin të vetmet spektatorë dhe për të larë makinat e aktorëve me ujë çezme. Aty kthehej në shesh..  I thashë shumë i bukur projekti por këtu do të ndërtohet teatri i ri kombëtar. Teatri tek piramida e dyshoj shumë sepse teatri nuk është plateja por skena. Teatri që duket është shpesh gjysma e teatrit që nuk duket dhe piramida nuk e ka dhe kjo nuk bëhet.

E bukura është që nuk u bë ajo, por nuk u bë as teatri tek piramida për të cilin nuk u harxhuan miliona imagjinare eurosh, si miliona imagjinare që Lady Makbeth sheh në filxhanin e saj, dikur i shihte për veten, tani i sheh të shumëfishuara nga sekëlldija se të tjerët janë si ajo dhe bëjnë si ajo dhe po ia marrin të gjitha dhe kur ajo të vijë bashkë me Hamletin në pushtetin e popullit nuk do të ketë mbetur më asgjë.

Jo 6 milionë euro të investuara tek Piramida, pa problem e pa zhurmë, sepse bijtë e Shekspirit dhe kurtizanet e komediane kishin gjëra të tjera më të rëndësishme. Rezultati, u vunë ca shkallë hekuri nga brenda dhe ndërkohë si për cudi u zhvesh piramida. Të gjitha pllakat e mermerit u morën gjatë ndërtimit. Kanë shkuar për shtëpitë e dyta në brigjet e ngrohta të Adriatikut, apo kanë shkuar në Kodrat e Diellit e të hënës për tualetet e reja të elitës teatrale të Shqipërisë nuk e di. Mbase kanë shkuar për pllaka përkujtimore nga ato të kthesa ku shkruhet “Cimit I preu rrugën e jetës pabesia”    Me tej ironizoi presidentin Ilir Meta, Kryemadhin dhe vellezerit Budina.

Edi Rama: Them unë që nuk do teatrin Ilir Meta? Si mund ta them unë. Ai është gati të vendosë ballin e tij mbi Kushtetutën e të bëhet njish me shqiponjën e të shfaqet duke u parashituar me Cim Pekën si cantë në krah për të na u turrur dhe ngrënë mëlçinë të gjithëve për teatrin, Shekspirin e Volterin. Patjetër për Volterin, po Volteri është për Monikën. Lëre pastaj Budinë e madhe Budinë e vogël që pasi mbarojnë fjalimin turren të përqafojnë artistin Lulin. Janë të pavarur, qytetaria e ngritur kundër diktaturës dhe kanë emocione sepse po I sheh Luli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME