Categories Lajme

VOA: A përbën rrezik virusi në distancë mbi dy metra?

UASHINGTON – A mund të përshkojë mbi dy metra në ajër koronavirusi i ri? Kërkimet tregojnë se është e mundur, por nuk është e qartë se sa prej pandemisë është shkaktuar nga raste të tilla. Njerëzit përhapin stërkala të përmasave të ndryshme kur kolliten, tështijnë, flasin, këndojnë, bërtasin apo thjesht marrin frymë. Koronavirusi mund të rrugëtojë së bashku me këtë masë. Këshilla për të qëndruar të paktën dy metra larg bazohet tek ideja se sekrecionet më të mëdha bien në tokë përpara se të arrijnë më tej.

Por, disa shkencëtarë janë fokusuar tek masat më të vogla, të quajtura aerosolë. Ato mund të qëndrojnë në ajër për minuta të tëra dhe madje orë, mund të shpërndahen në një dhomë dhe mund të grumbullohen të përqëndruara nëse mjedisi nuk ka qarkullim të mirë ajri, duke krijuar kështu rrezikun e infektimit nëpërmjet thithjes në mushkëri. Për aerosolët, “dy metra nuk është distanca magjike” dhe ruajtja e një distance edhe më të madhe është më mirë, thotë Linsey Marr, e cila studjon transmetimin në rrugët ajrore të sëmundjeve infektive në Universitetin Virginia Tech, në Blaksburg, Virxhinia.

Disa shkencëtarë thonë se ekzistojnë prova të majftueshme për aerosolët dhe virusin, që të ndërmerren masa mbrojtëse. Krahas këshillave të zakonshme, ata theksojnë nevojën për ventilim dhe sisteme pastrimi të ajrit në mjediset e brendshme. Madje është edhe më mirë, thonë ata, nëse ndërveprojmë me të tjerët në mjedise të jashtme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME