Categories Lajme

Vrasja e 41-vjeçarit, reagon Rrumbullaku: Ju siguroj se brenda një kohe të shkurtër autori do të vihet para drejtësisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka reaguar pas vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori rreth orës 11:00 të paradites së sotme në Fier.

Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se autori i krimit të rëndë është identifikuar, ndërsa siguroi se brenda një kohe të shkurtër do të vihet para drejtësisë.

Muhamet Rrumbullaku deklaroi se ende nuk dihen motivet që çuan në këtë krim të rëndë.

“Grupi hetimor po kryen hetimet, janë marrë të gjitha masat për kapjen e autorit.

Është identifikuar autori po punohet sqarimin e rrethanave dhe motiveve të ngjarjes që çuan në këtë krim të rëndë.

Ju siguroj që brenda një kohe të shkurtër policia e shtetit në lidhje me rastin do të vejë para drejtësisë autorin”, tha Muhamet Rrumbullaku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME