Categories Lajme

Vrasja e Beqirajt, flet vëllai i të masakruarit në Fier: Kam dyshime të reja

Para dy vitesh një ngjarje e rëndë tronditi të gjithë vendin. Në qershor të vitit 2017 Kreshnik Beqiraj u vra në mënyrë makabre nga shoku i tij Albert Zeka.

Ky i fundit pasi e masakroi me çekiç e vendosi trupin ne një valixhe dhe e hodhi trupin e viktimës në një kanal pranë fshatit Daulas në Fier.

Motivi i ngjarjes mendohet të ketë qenë mosshlyerja e detyrimeve të qirasë nga Albert Zeka, gjë për të cilën Kreshnik Beqiraj i kishte kërkuar të largohej nga banesa, të cilën e ndanin prej 2 vitesh në Fier.

Edhe pse kanë kaluar 2 vjet nga vrasja e 36 vjeçarit Kreshnik Beqiraj,tani është i vëllai i tij i cili nuk rresht dhe vazhdon së kërkuari zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Donjet Beqiraj ka telefonuar në News24 duke kërkuar të flasë mbi faktet që ka për vrasjen e të vëllait.

Përmes një lidhje me ‘Skype’ ai ka shprehur dyshimet se vëllai I tij nuk është vrare nga  një person i vetëm, por në bashkëpunim.

Vëllai i 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj pretendon gjithashtu se trupi i gjetur 2 vjet më parë në një valixhe të hedhur në kanal pranë fshatit Daullas nuk është i vëllait të tij, pasi analiza e AND nuk e ka përcaktuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME