Categories Lajme

Vrasja e Emiljano Ramazanit, Dumani në gjykatë: E vrau Skerdi Tase, porositës, Erion Alibej

Nuredin Dumani shfaqet në gjyqin gjatë procesit ndaj Xhuliano Hoxhës, Seit Manahasa dhe Elvis Koçi në funksionin e dëshmitarit, për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Ai ka treguar se ekzekutori ka qenë Skerdi Tase, ndërkohë që si porositës përmend emrin e Erion Alibej. Duke qenë se ka treguar se është përfshirë edhe vetë si organizator, pavarësisht se është shfaqur si dëshmitar, GJKKO i ka caktuar edhe Dumanit avokat.

Për vrasjen e  Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt, akuzohet si porositës Erion Alibej.

Kujtojmë se Rigers Runaj u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit më 29 korrik 2020. Mbi provat e siguruara u fajësuan Xhuljano Hoxha dhe Euglent Halilin, persona këta që dyshohet se janë përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit më 20 korrik. Për vrasjen e dy miqve të ngushtë në harkun e 9 ditëve ra në pranga më 18 shtator të 2020, Erion Alibej ndaj të cilit u caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”.

I penduari i drejtësisë dëshmoi në procesin që po zhvillohet ndaj Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit, të pandehur për dy vrasjet e tre viteve më parë në Elbasan teksa u shoqërua me masa të rrepta sigurie, në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Dumani ka rrëfyer se pasi ka marrë porosinë, ka qenë personi që ka organizuar dy vrasjet. Përpara togave të zeza, ai është shprehur se për vrasjen është paguar nga Erion Alibej, ndërsa ai ka organizuar të gjithë ngjarjen dhe ndarë rolet.

Sipas Dumanit për vrasjen angazhoi Skerdi Tasin, ndërsa pas ekzekutimit u largua nga vendi i ngjarjes nga Henrik Hoxhaj, i cili ka patur rolin e shoferit.

Kujtojmë se për këtë çështje në tetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme tërhoqi aktet për Erion Alibej, i cili po gjykohej në GJKKO si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt.

SPAK po vijon hetimet për të zbardhur përfshirjen e tij në krim. Vendimi i SPAK erdhi pas administrimit të dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, deklarimet e të cilit binin në kundërshti me thëniet e të penduarit tjetër dosjes Euglen Halilaj. Procesi u nda për Alibejn ndërsa vijon gjyqi për Euglent Halilin dhe Xhuljano Hoxhën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME