Categories Lajme

Vrasja në Shkodër për pagesën e qirasë, flet gruaja që ‘strehoi’ autorin: Erdhi me armë në dorë. Vëllai i tij bashkëpunoi me policinë

Zbardhet dëshmia e gruas që ra pre e kërcënimit të Lekë Vuskanit, autorit të vrasjes së Petrit Vuksanit, dy ditë më parë në zonën e Shkodrës.

Pas vrasjes ai ka shkuar në banesën e gruas në fjalë dhe më e ka kërcënuar me armë që të hapë derën dhe të mos njoftojë policinë. Mësohet se autori e njihte mirë zonën pasi përballë banesës ku trokiti për t’u fshehur kishte qëndruar me qira vëllai i tij.

Gruaja ka treguar se ai i ka thënë që nuk do i bëjë asgjë dhe ka ardhur në banesën e saj vetëm për të qëndruar.

“Leka erdhi në banesën time dhe u fut brenda pasi më kërkoi t’i hapja derën. Kur u fut shoh që kishte armën në dorë dhe nuk dija si të veproja. Leka më tha se nuk do të bëj asgjë ndaj mos u tremb, kam ardhur vetëm për të qëndruar këtu. Nuk e dija se çfarë të bëja sepse ishte errësirë.

Më tha që të mos tregoj se ndodhej aty deri sa erdhi policia dhe e arrestoi. Pavarësisht se më tha që të mos kem frikë, isha e frikësuar edhe pse gjatë kohës që qëndroi bëri një sjellje normale”, deklaroi gruaja në banesën e të cilës qëndroi për disa orë autori i dyshuar i vrasjes.

Nga ana tjetër edhe vëllai i autorit të dyshuar ka dhënë deklarimet e tij përpara policisë. Ai ka thënë se kishte njohje me viktimën për shkak të miqësisë familjare. Mësohet se ai ka bashkëpunuar që nga momentet e para me policinë vendore të Shkodrës për lokalizimin e vëllait të tij.

 “Unë e kam njohur Petritin por edhe vëllain e Petritit e njoh dhe e kam shumë shok. Unë nuk kam qenë aspak në dijeni për vrasjen që do të kryente vëllai im sepse po ta kisha ditur do të bëjë maksimumin për ta parandaluar. Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur sepse kisha miqësi me familjen e viktimës”, ka deklaruar vëllai i autorit Lekë Vuksani.

Petrit Vuksani kishte rreth një muaj që ishte kthyer nga Anglia. Ai kishte shkuar të nxirrte nga banesa Lekë Vuskanin pasi ai nuk kishte kryer pagesat e qirasë. Mes tyre nisi një konflikt që përfundoi me një viktimë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME