Categories Lajme

Vrau gruan dhe kunatën në Zvicër, burg përjetë për 54 vjeçarin shqiptar

Gjykata e Lartë (kantonale) e Aargaut ka shpallur fajtor për vrasje të shumëfishtë 54-vjeçarin nga Kosova, i cili kishte vrarë gruan dhe motrën e saj, të dyja nga Shqipëria, më 8 janar 2018, në Hausen. Për këtë vepër ai ishte gjykuar nga data 7 deri më 10 qershor 2021. Seanca ishte zhvilluar në gjimnazin në Hausen.

Kujtojmë se burri që goditi me thikë gruan dhe kunatën në Hausen më 8 janar 2018, mbetet në burg, shkruan. Gjykata e Lartë e Aargaut ka shpallur atë fajtor për vrasje të rëndë të shumëfishtë dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm.

Veç kësaj, Gjykata më e lartë e kantonit ka vendosur edhe masën ambulatore krahas dënimit me burg. Po ashtu, vrasësi do të dëbohet nga vendi për një periudhë 15-vjeçare (pas vuajtjes së burgut, e cila, edhe në rastin e burgut të përjetshëm nuk zgjat më shumë se 15 vite).

Ai duhet t’u paguajë paditësve privatë gjithsej më shumë se 200.000 franga si kompensim dhe dëmshpërblim. Kështu, Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut Brugg.

Autori kishte kërkuar aktgjykimin që do ta shpallte fajtor për vrasje të shumëfishtë dhe dënim maksimal prej gjashtë vitesh burg. Si hap tjetër, Gjykata Supreme do të nxjerrë një aktgjykim të arsyetuar me shkrim. Palët pastaj kanë 30 ditë për të apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë Federale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME