Categories Lajme

“Kafe ose në komisariat”/ Policët iu marrin rryshfet çifteve natën nëpër makina

Gazetarët e emisionit investigativ “Stop” u vunë në dijeni nga një qytetar se në zonën e Kasharit, në mbrëmje, ndërsa kishte ndaluar në makinë me të dashurën, iu afruan disa policë. Denoncuesi shpjegoi se policët i morën “kafe”, (para) duke i thënë se në të kundërt do t’i shoqëronin në komisariat për vepra të turpshme edhe pse ai thjesht po diskutonte me partneren e tij.

Denoncuesi: Përshëndetje emisioni “Stop”! Jam një qytetar nga Tirana. Dua të ndaj një shqetësim me ju! Në zonën e Kasharit, në orën 9 a 10 të darkës, nuk e mbaj mend ekzaktësisht, kam qenë me të dashurën. Kam ndaluar aty, për të diskutuar një problem me shoqen time. Ju sugjeroj, që të shikoni policët, pasi janë shumë të korruptuar, vijnë e të marrin lekë pa arsye!

Denoncuesi: Po diskutoja dicka me të dashurën. Hapa krahun që të flisnim meqë ishim edhe në timon, hapa krahun aty, kur pas ca minutash na erdhën nja dy efektivë policie, na kërkuan dokumentet, ok, shumë bukur, ua dhamë. Jo po, çfarë doni këtu? Do t’ju shoqërojmë në komisariat. Çfarë e ke këtë gocën ti? Çfarë po bën ti me këtë gocën? Po, hiç, çfarë po bëjmë, i thashë. Ashtu patëm një gjë për të diskutuar dhe po diskutojmë.

Jo, do t’ju çoj në komisariat. Po hë, o shef, i thashë, se është turp të na çosh në komisariat, pa asgjë, pa kështu… E nejse, tha. Mendoje vetë, tha. Kisha ca lekë në xhep aty, s’e mbaj mend se sa 40 a 35 mijë lekë, s’e mbaj mend mirë tani, aq sa kisha ua dhashë. E mirë, tha, mos hajdeni më këtu, tha, se bëhen veprime të turpshme. Madje, erdhën me makinë private. Kanë qenë më makinë private, zbritën aty e filluan me të gjithë me radhë, që ishin aty. Ne s’lëvizëm nga vendi, sepse mendonim, se nuk po bënim gjë.

Rasti tjetër

Po ky nuk është rasti i vetëm. Një tjetër qytetare denoncoi të njëjtën situatë.

Denoncuesja: Ne kemi qenë në një zonë të Tiranës me të dashurin, duke diskutuar për diçka dhe në një moment na afrohen efektivët e policisë. Sipas tyre, biseda, që ne po bënim në atë moment në mjetin tonë, ishte një sjellje e pahijshme në një ambient publik. Ne dëshiruam që ta diskutonim dhe ta sqaronim, pasi, fundja, unë jam një vajzë dhe po ta merrte vesh familja ime do kishte një situatë tjetër. Efektivët kërkuan ryshfet. Sigurisht, që morën dhe unë nga kjo u habita, pasi supozohej, se në fakt nuk ishte një sjellje e pahijshme. Ne ishim brenda në mjet duke diskutuar, si çdokush tjetër, që mund të diskutojë jashtë, në ambient rruge ose në makinë.

Agjentët e emisionit “Stop”, nisur nga këto denoncime, zbarkuan në terren, në një prej zonave të përmendura në denoncim, pranë “Casa Italia”, mes Astirit dhe Kasharit.

BISEDA

Efektivi i policisë: Mirëmbrëma! Si jeni?

Agjenti i “Stop”: Si jeni? Mirë?

Efektivi i policisë: Si kaluat?

Agjenti i “Stop”: Mirë! Si kaluat ju?

Efektivi i policisë: Ku rrini? Ku banoni?

Agjenti i “Stop”: Këtu në Tiranë!

Efektivi i policisë: Ule pak xhamin! Ku banoni?

Agjenti i “Stop”: Në Tiranë!

Efektivi i policisë: Po zonja?

Agjentja e “Stop”: Tiranë!

Efektivi i policisë: Na jepni ndonjë dokument identifikimi! Uli pak xhamat mbrapa! Çfarë po prisni këtu?

Agjenti i “Stop”: Po rrimë!

Efektivi i policisë: Na jepni ndonjë dokument identifikimi.

Agjentja e “Stop”: Patentë?

Kamera e fshehtë

Pa asnjë provë dhe jashtë çdo standardi këta efektivë akuzuan dy të rinjtë që në këtë rast ishin agjentët tanë që thjesht po qëndronin në mjetin e parkuar. Policët u morën 20 mijë lekë “për kafe”, në të kundërt do t’i shoqëronin në komisariat, të akuzuar për vepra të turpshme, derisa të vinte e t’i merrte familja.

Efektivi i policisë: Ec përpara…!

Agjenti i “Stop”: Ku do më çosh?

Efektivi i policisë: Në komisariat për verifikim!

Agjenti i “Stop”: Po shoqe e kam, çfarë e kam?

Efektivi i policisë: Çfarë ke ndonjë gjë të paligjshme brenda?

Agjenti i “Stop”: Po hajde, kontrolloje, po pati gjë…!

Agjenti i “Stop”: Po nuk kam gjë, o shefi!

Efektivi i policisë: Po hë, mos u nxito tani! Është turp. Është turp. Është turp, o vëlla. Të mbaj deri në 11 në komisariat, të vijë të të marrë familja!

Agjenti i “Stop”: Po më pe në këtë vend, ose në ndonjë vend tjetër jashtë… se qenka problem i madh.

Efektivi i policisë: Na sill ndonjë kafe dhe ik!

Agjenti i “Stop”: Të të jap ndonjë njëzetëshe, se nuk kam shumë! Efektivi i policisë: Ik! Lëviz, që këtej, se do vijë shërbimi tjetër dhe…/tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME