Categories Lajme

Vrau oficerin e policisë dhe djalin e tij 8-vjeçar në Fier, kapet dhe lihet i lirë me kusht në Kanada Ëngjëll Brahimi

Ëngjëll Brahimi, një shqiptar që dyshohet se ka jetuar në Montreal të Kanadasë prej vitesh me një identitet të rremë për të shmangur burgun në Shqipëri, ku është dënuar në mungesë për vrasjen e një oficeri policie dhe djalit të tij, u lirua me kusht në gjykatën e Montrealit të enjten ku ai ka kundërshtuar urdhrin e ekstradimit.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, François Dadour ra dakord me kërkesën e avokatëve që përfaqësonin 60-vjeçarin shqiptar që ai të lirohej ndërkohë që çështja e ekstradimit është në pritje. Gjykatat shqiptare pretendojnë se Brahimi vrau oficerin e policisë, Astrit Braçe, dhe djalin e tij 8-vjeçar, Asllanin në një pritë me armë zjarri më 10 gusht 2000.

Megjithatë gjykatësi vendosi një sërë kushtesh që Brahimi duhet të zbatojë. Përveç kushteve standarde të lirimit me kusht që ai të ruajë qetësinë, të respektojë një karantinë dhe të paraqitet në datat e ardhshme gjyqësore, një palë e tretë ra dakord të bënte një depozitë garancie prej 20 mijë dollarësh për të mbështetur kërkesën e Brahimit për lirim me kusht. Brahimi dhe gruaja e tij gjithashtu ranë dakord të vendosnin si garanci 100 mijë dollarë të pronës që zotëronin.

Gjykatësi vendosi gjithashtu një kusht jashtëzakonisht të rreptë që kërkon që Brahimi të raportojë çdo ditë jave, ndërkohë që ai është i lirë me kusht. Normalisht, një personi të cilit i është dhënë lirimi me kusht në një çështje penale kërkohet të paraqitet në një stacion policie një herë në javë ose një herë në muaj. Çështja do të kthehet në gjykatë më 26 qershor.

Në janar, qeveria shqiptare kërkoi ekstradimin e Brahimit duke pretenduar se ai jeton prej vitesh në Kanada me emrin Piro Kota. Avokatët e Brahimit kanë pranuar se Kota është me të vërtetë Brahimi.
“Është çështje e mjaftueshmërisë së provave që ai është autori (i dënuar në mungesë në Shqipëri). Ne po sfidojmë besueshmërinë e provave atje” – tha avokati i tij.

Sipas një deklarate të depozituar nga autoritetet shqiptare në kërkesën për ekstradim thuhet se: “Më 21 maj 2001, Brahimi u shpall fajtor në mungesë nga një gjykatë shqiptare për vrasje me paramendim për shkak të hakmarrjes, vrasje të kryer në rrethana të tjera specifike, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Dy nga viktimat mbetën të vrarë, njëri prej të cilëve fëmijë. Tjetri ishte ish-shefi i hetuesisë në qarkun shqiptar të Fierit.” Sipas autoriteteve shqiptare Ëngjëll Brahimi e vrau shefin e policisë në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij nga policia gjatë një operacioni ku ishte prezent edhe oficeri Astrit Braçe. Brahimi u arrestua në Montreal më 26 janar.

Si ndodhi vrasja?

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2000. Në atë kohë, Brahimi ishte i inatosur me policinë për vdekjen e vëllait të tij. Ky i fundit kishte mbetur i vrarë gjatë një përplasjeje me armë zjarri me autoritetet. Pasi ishte nisur për t’u hakmarrë ndaj tij, ai kishte vënë në shënjestër kreun e hetimeve penale në Fier, Astrit Braçe. Kur Braçe po bënte plazh me familjen e tij, Brahimi i zuri pritë. Ai qëlloi me breshëri, por plumbat kapën 8-vjeçarin, ndërsa vetë polici arriti të largohej.

“Kriminel, ma vrave djalin!”- nisi të bërtiste gruaja e Braçes, por Brahimi e la aty dhe u vu në ndjekje të policit për të marrë hakun e të vëllait. Ai e vrau buzë një lumi dhe trupi iu gjet të nesërmen. Brahimi u arratis fillimisht në Greqi ku ndërroi emrin dhe mori një dokument identifikimi me emrin Piro Kota. Më pas u zhvendos në Quebec ku ndërtoi jetë ndhe familjen e tij duke punuar si shofer kamioni.

Në mungesë, autoritetet shqiptare e gjykuan dhe e dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim për hakmarrje, vrasje, tentativë vrasje dhe armëmbajtje të ndaluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME