Categories Lajme

WhatsApp e bën më të shpejtë dhe të lehtë dërgimin e videomesazheve të shkurtra

WhatsApp ka njoftuar se tashmë përdoruesit mund të regjistrojnë dhe shkëmbejnë videomesazhe të shkurtra.

“Videomesazhet janë një metodë në kohë reale për t’iu përgjigjur mesazheve me çfarëdo që keni për të thënë e treguar brenda 60 sekondave.

Ne mendojmë se kjo do të jetë një formë e këndshme për të ndarë momente me gjithë emocionin që vjen nga një video, qoftë duke i uruar dikujt ditëlindjen, duke  qeshur me një shaka apo të ndarit e një lajmi të bukur”, shkroi WhatsApp në një postim.

Për të dërguar një videomesazh është po aq e thjeshtë sa të dërgoni një mesazh zanor. Mjafton të klikoni ikonën ku dërgohet mesazhi zanor dhe do të shihni se do të kthehet në një kamera. Mbajeni shtypur për të regjistruar videon.

Mund ta rrëshqisni sipër për të regjistruar videon pa e mbajtur celularin. Videoja do të hapet automatikisht pa zë ndaj personi tjetër duhet të klikojë mbi të që ta dëgjojë. Videomesazhet janë të mbrojtura me të gjitha nivelet e sigurisë së platformës.

Ky përditësim i WhatsApp i shtohet opsioneve të reja që platforma ka përfshirë si heqja e telefonatave nga numra të panjohur dhe korrigjimi i mesazheve brenda afatit 15-minutësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME