Categories Lajme

Zbardhen emrat e fituesve të kredive të buta në Bashkinë e Tiranës

Eskluzive Panorma
BESARTA BASHA/ Rreth katër muaj nga mbyllja e aplikimeve, Komisioni i Strehimit dhe Çështjeve Sociale në Bashkinë e Tiranës ka caktuar emrat e fituesve, që përfitojnë kredi të subvencionuar.

Gazeta ka siguruar listën me emrat e 456 familjeve me të ardhura të ulëta, të cilat nuk mund të blejnë një apartament në kushtet e tregut të lirë. Drejtoria e Strehimit ka kualifikuar dhe marrë në shqyrtim 1082 dosje, nga të cilat 77 janë skualifikuar për parregullsi, mangësi në dokumentacion dhe të ardhurat mbi dhe nën limit.

Kështu, nga 1005 dosje të rregullta, komisioni përkatës ka përzgjedhur 456 fitues bazuar në sistemin e pikëzimit. Por nuk humbet shpresa për aplikuesit e tjerë të rregullt.

“Komisioni vendosi që pjesa prej 549 familjeve të vendosura në listën e pritjes, e cila do të jetë e zbatueshme për rastet kur familjet e shpallura fituese nuk paraqiten, heqin dorë, nuk pranojnë dhe/ose refuzojnë që të lidhin kontratën përkatëse me institucionin financiar bankar të përzgjedhur nga Bashkia Tiranë”.

Emrat e listës së mëposhtme kanë kaluar një ditë më parë në Komisionin e Strehimit dhe Çështjeve Sociale, ndërsa këtë të premte pritet të marrin “OK” edhe në Këshillin Bashkiak. Shumica e tyre, 337 janë fitues të shumave për blerjen e apartamenteve të strukturës 1+1, ndërsa 81 të tjerë 2+1, 36 garsoniere dhe vetëm 2 apartamente në strukturën 3+1. Fituesit marrin nga banka shuma nga 4.4 milionë deri në 8.9 milionë lekësh, vlerë që duhet të shlyejnë brenda 20 vitesh, për të cilën paguajnë interes 3%, pasi pjesën tjetër e mbulon Bashkia e Tiranës.

Nisur nga përvoja e viteve të mëparshme, ku shumë fitues kanë abuzuar me kohën e paraqitjes në bankë, këtë vit, bashkia vë në dispozicion një afat 4-mujor për t’u paraqitur pranë bankës për lidhjen e kontratës. Në rast se familjet përfituese nuk e respektojnë, automatikisht banka do të vijojë me familjet e vëna në listë pritjeje.

Lista e fituesve që do miratohet sot në Këshillin Bashkiak të Tiranes. /Panorma

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME