Categories Lajme

Zbardhet dëshmia e 17-vjeçares në Klos: Dy kushërinjtë më shantazhonin në Instagram

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me krimin e një dite më parë në Klos, kur u vranë babë e bir, si dhe i dha fund jetës autori i krimit Fiqiri Mjeshtri.

Vajza e autorit ka dëshmuar në polici, se dy kushërinjtë e shantazhonin se do ti publikonin në rrjetet sociale foto të saj.

Shantazhi mes nxënësve të gjimnazit të Klosit u kthye një ditë më parë në tragjedi me tre viktima.

17 vjeçarja, vajza e autorit të vrasjes së babë e bir, ka dëshmuar në polici se dy moshatarët e saj, kushërinjtë Kenado Shira dhe Renato Hasula po e shantazhonin në rrjetet sociale prej disa kohësh dhe për këtë nuk shkonte në shkollë.

Në dijeni të konfliktit kanë qenë dhe mësues të gjimnazit në Klos.

Vajza ka thënë se dy kushërinjtë e s’angazhonin:

“Dy kushërinjtë më shantazhonin në Instagram dhe më kërcënonin se do të postonin foto dhe biseda të miat. Për disa ditë nuk vajta në shkollë. Babi e kuptoi që nuk isha mirë dhe më pyeti. Unë i tregova gjithçka.”

3 javë më parë kjo çështje ishte diskutuar mes familjeve të të rinjve dhe konsiderohej e mbyllur. Por para 5 ditësh, 17 vjeçari Renato Hasula e ka kërcënuar sërish vajzën. Kjo e ka detyruar babain e saj të kthehet nga Greqia, ku punonte.

Pas kësaj, 39-vjeçari bashkë me dy vëllezërit e tij, ka kërkuar që të sqarohet në një lokal me dy të rinjtë, të cilët morën edhe prindërit. Debati mes tyre degradoi në përdorimin e armëve. Fiqiri Mjeshtri vrau të 17 vjeçarin Kenado Shira dhe babain e tij, Liri Shira. Ndërsa la të plagosur të riun tjetër Renato Hasula dhe të atin.

Më pas 39 vjeçari qëlloi veten me të njëjtën armë.

Pas arrestimit një ditë më parë dy vëllezërit Besnik e Fatmir Mjeshtri, vëllezër të autorit janë lënë të lirë.

Ata kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se Fiqiriu kishte armë dhe se nuk mundën ta parandalonin ngjarjen.

Dy të plagosurit Renato Hasula dhe Eglantin Hasula ndodhen në spitalin e Traumës. 17 vjeçari është në gjendje të stabilizuar ndërsa babai i tij është në rrezik për jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME