Categories Lajme

Në koma prej dy javësh, kërkohet ndihmë për 20 vjeçarin nga Shkodra: Operacioni në tru mund të bëhet vetëm jashtë shtetit

Klevis Gjeluci, një 20 vjeçar nga Shkodra ndodhet prej më shumë se dy javësh në gjendje kome, pas një aksidenti automobilistik që ka pësuar. Miqtë e tij kanë ndërmarrë iniciativën për të mbledhur fonde nga të gjithë ata që kanë mundësi, pasi familja nuk e përballon dot koston e operacionit.

Romario Dragani dhe Gabriel Kola njoftojnë se Klevisi ndodhet prej datës 27 shtator në gjendje kome në spital, është shtruar në dy prej spitaleve më të mira në Shqipëri, por stafi ka thënë se nuk ka kapacitetet e duhura dhe nuk mund ta bëjnë operacion.

Në këto kushte, familja kërkon ndihmën e shqiptarëve për të kontribuuar sadopak për të shpëtuar jetën e djalit të tyre. 20 vjeçari Klevis Gjeluci duhet të operohet në spitale jashtë vendit, në Itali ose Gjermani, por kosto e operacionit në tru shkon 600,000 euro dhe familja nuk ka mundësi.

Nisma është hapur në faqen e dhurimeve “gofundme” prej tre orësh dhe deri tani 39 persona kanë dhuruar mbi 3,200 euro. Nëse doni të dhuroni para për të kontribuuar në operacionin e të riut nga Shkodra, “KLIKO KËTU”.

Nisma ne internet per te mbledhur para, per ti shpetuar jeten Klevis Gjelucit

Romario Dragani dhe Gabriel Kola, shokët e Klevis Gjelucit

Përshëndetje, unë quhem Romario Dragani dhe po mbledh fonde për shokun tim më të mirë Klevis Gjeluci, 20 vjeç. Klevisi ndodhet në koma që prej datës 27 shtator, pasi u përfshi në një aksident automobilistik.

Po rrinim një ditë, dhe unë nuk kisha makinë, kështu që e pyeta Klevisin nëse mund të më çonte deri në shtëpi; ai pranoi dhe më çoi në shtëpi. Pa kaluar një minutë pasi kisha hyrë në shtëpinë time, Klevisi u përfshi në një aksident gjatë kthimit.

Ai ka qenë në dy nga spitalet më të mira në Shqipëri deri më tani, por ata kanë konfirmuar se nuk kanë kapacitetet për ta shpëtuar. Mënyra e vetme për ta shpëtuar është ta dërgojmë në spitale jashtë Shqipërisë (Itali ose Gjermani), por çmimi prej 600,000 dollarë për të paguar operacionin e trurit është shumë i shtrenjtë për familjen e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME