Categories Lajme

Mbetën të plagosur në masakrën e Klosit, kush janë Eglantin dhe Renado Hasula

Dy personat që shihni në foto janë 39-vjeçari Eglantin Hasula dhe djali i tij, Renado, të cilët mbetën të plagosur dje në masakrën e Klosit. Të plagosurit janë qëlluar me armë zjarri nga Fiqiri Mjeshtri, teksa nga të shtënat ky i fundit la të vdekur dhe Liri dhe Kenado Shira, e më pas, qëlloi veten.

Renado Hasula dhe babai i tij Eglantini ndodhet në spitalin e Traumës, ku edhe po marrin mjekimin e nevojshëm, pasi kanë marrë plumba në pjesën e qafës dhe në shpatull, të cilat u kanë rrezikuar edhe jetën. Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, ata nuk janë marrë ende në pyetje, por kjo procedurë pritet të ndodhë sapo mjekët të japin dakordësinë.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur, e cila në dëshminë e saj pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe dje është realizuar një takim i dytë.

Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t’u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME