Categories Lajme

Zbatohet marrëveshja, lirohet grupi tjetër i pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë

Ushtria e Izraelit njoftoi se Hamasi ka filluar t’i lirojë 12 pengjet e tjera nga Rripi i Gazas në ditën e gjashtë të armëpushimit.

Kjo është hera e gjashtë e lirimit të pengjeve izraelite në përputhje me një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

Në këmbim, Izraeli pritet t’i lirojë 30 të burgosur palestinezë. Ujdia e armëpushimit pritet të skadojë të enjten herët në mëngjes.

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë janë duke punuar për ta zgjatur atë edhe për disa ditë, në mënyrë që të mundësohet lirimi i pengjeve të tjera. Tel Avivi beson  edhe rreth 150 pengje të tjerë janë duke u mbajtur ende nga Hamasi në Gaza.

Izraeli është shprehur i gatshëm për të vijuar lirimin e fëmijëve dhe grave të burgosura palestinezë, nëse grupi i Hamasid do të vijojë të lirojë nga 10 pengje në ditë.

Megjithatë shefi i shtabit Herzi Halevi, njofoti se Izraeli miratoi në orët e vona të mërkurës planet operative për të vazhduar operacionin tokësor në Rripin e Bllokuar të Gazas.

Tel Avivi është zotuar të rifillojë luftën në përpjekje siç thotë për t’i dhënë fund sundimit 16-vjeçar të Hamasit në Gaza, por po përballet me presionin ndërkombëtar në rritje për të zgjatur armëpushimin dhe për të kursyer Gazën jugore nga një ofensivë tokësore shkatërruese si ajo që ka shkatërruar pjesën më të madhe të veriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME