Categories Lajme, Politike

Zbulohet ngërçi pse Meta nuk firmos Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm

Presidenti i Republikës duhet të shprehet me një dekret të veçantë për emërimin si ministër të Brendshëm të Sandër Lleshit. Ilir Meta e firmosi brenda pak orësh dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajn, por për emrin e zëvendësit të tij duket e ka hasur në një ngërç. Lajmi u raportua që në mëngjesin e së enjtes  duke pasur parasysh që kreu i shtetit kishte afat deri të premten për të vendosur për dekretin.

Kushtetuta i jep Presidentit 7 ditë kohë për të bërë verifikimet e tij përsa i përket emërimeve për ministër që i vijnë nga kryeministri. Por pse vonoi kjo firmë e Ilir Metës për ministrin e ri të brendshëm?

I pari ishte Nard Ndoka, kryetar i PDK-së që tha se “stafi juridik i Presidentit ka gjetur probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e tij”. Report Tv shkruan se ky ngërç lidhet me nenin 103 të kushtetutës ku thuhet se: “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër përveç detyrës së tij si ministër” – thuhet në Kushtetutë.

Sipas të njëjtave burime presidenca i ka dërguar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes për të kuptuar se cili është statusi Sandër Lleshit në forcat e armatosura dhe nëse ai mban aty ende ndonjë detyrë shtetërore. Është pikërisht ky shkaku i hezitimit nga presidenti Meta për dekretimin e Sandër Lleshit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME