Categories Lajme, Politike

Zgjedhjet vendore – Primaret në PD. Prezantohen platformat e 3 kandidatëve për Kryetar Bashkie në Vlorë

Sot, në 26 nëntor 2022 në sallën e Pallatit të Kulturës “Labëria”, në prani të një numri të madh anëtarësh të Partisë Demokratike, themeluesish, simpatizantësh dhe qytetarësh të paangazhuar, të rinjsh e të rejash, u zhvillua prezantimi i kandidatëve të PD për Primaret për zgjedhjet vendore të vitit 2023, znj. Alta Azizi Haluci, Znj Nada Daullja dhe z. Hysni Sharra.

Në takim ishin të pranishëm drejtuesi politik i qarkut Vlorë, z. Bujar Leskaj, deputeti Fatjon Veizaj, kryetari i degës së PD Vlorë, z. Atird Hoxha, etj.

Në 32 vite liri e demokraci, është hera e parë që një parti politike aplikohet procesi i Primareve, si një mekanizëm i jashtëzakonshëm i demokratizimit të brendshëm dhe model i mënyrës se si demokracitë bëhen të shëndetshme për shoqërinë e kombin.

Tre kandidatët paraqitën platformën e tyre qytetare e politike, vizionin dhe synimet për kthimin e Vlorës në një bashki, e cila duhet të drejtohet nga demokratët, për qytetarët vlonjatë.

Platformat e tyre, kanë në qendër qeverisjen me përkushtim dhe punën e palodhur për të ngritur standartet e shërbimeve për qytetarët dhe lehtësive për sipërmarrjet private dhe profesionistët e lirë!

Një model të ri qeverisjeje i cili mundëson çlirimin e energjive prodhuese dhe krijuese të metropolit të shqiptarëve! Një përkushtim për t’i kthyer qytetit dhe qytetarëve, dinjitetin që meritojnë! Platformat e tyre bashkoheshin në faktin që sot është një moment vendimtar për të marrë në dorë fatet tona dhe për të bërë ndryshimin, të gjithë bashkë, pa dallim! Vlora sot ka nevojë për alternativë, për shpresë, ka nevojë për vëmendje dhe respekt ndaj qytetarëve.

Pas prezantimit të kandidatëve qytetarë të pranishëm morën fjalën dhe u drejtuan pyetje, vlerësime e sugjerime kandidatëve të PD në Primare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME