Categories Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Vjedhje me kallashnikov në një market në Kavajë

Një supermarket dhe kompleks binzesi me bar e kafene është grabitur me armë zjarri pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Kavajës. Autori i armatosur është futur brenda biznesit dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka grabitur një sasi parash të pallogaritur deri më tani.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, sapo salla operative është njoftuar grabitjen e armatosur. Autori ka marrë paratë nga supermarketi dhe është larguar, fatmirësisht nuk ka hapur zjarr dhe nuk ka lënduar asnjë person. Grupi hetimor dhe një prokuror i gatshëm kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë dokumentimin e rrethanave të saj.

News 24 ka siguruar këtë fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihen të pranishëm dhe disa qytetarë që kanë parë të gjithë skenën, si dhe dy efektivë të Policisë Rrugore që kanë mbërritur të parët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë. Një motor është përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore në Shqipëri gjatë janarit

Mbi 20,000 vizitorë vendas dhe të huaj vizituan sitet kulturore në Shqipëri, gjatë muajit janar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Publikoi në rrjete sociale të motrën gjysmë zhveshur/ Shtrohen në Psikiatri Genardi dhe Sonida

Genard dhe Sonida Hajdini (vëlla e motër), të njohur ndryshe si dy personazhet më viralë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit/ Gjendet i pajetë pas një muaji Jurgen Karaj

Është gjetur trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili u aksidentua në Klos në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kur policia digjet në flakë, shteti fshihet pas zyrave

Kur Policia Digjet në Flakë, Shteti Fshihet Pas Zyrave. Duke marrë parasysh situatën e brendshme…

LEXO ME SHUME