Categories Sport

U pezullua nga futbolli, reagon Pogba: Jam i zhgënjyer, do ta apeloj vendimin

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, ka publikuar një mesazh të gjatë në rrjetet e tij sociale pas vendimit të Gjykatës Kombëtare Anti-Doping për ta skualifikuar nga futbolli për katër vjet.

“Sot u njoftova për vendimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping dhe besoj se dënimi është i gabuar. Jam i trishtuar, i tronditur dhe i zemëruar. Gjitçhka që kam ndërtuar në karrierën time si lojtar profesionist, hidhet poshtë. Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, e gjithë historia do të jetë e qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht suplemente që shkelin rregulloren anti-doping.

Si një sportist profesionist nuk do të bëja kurrë asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara dhe nuk kam mashtruar kurrë sportistët e tjerë dhe tifozët e ndonjë skuadre kur kam luajtur për ta ose kundër. Si rezultat i vendimit të shpallur sot, do të apeloj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”, është shprehur Pogba.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME