Categories Politike

Lali Eri i frikësuar nga kandidimi, iu hyn me kokë banjove të konvikteve dhe bën politikën e Ramës

Mjaft të bujshme kanë qenë deklaratat e fundit të Ramës përsa i përket kryetarit të bashkisë së Tiranës, për të cilin shprehej se “Një ditë do varej në pemët qe mbjell”, duke e cilësuar si një prej atyre që po përpiqeshin të organizonin komplot brenda PS.

Lali nisi me rikonstruktimin e konvikteve të Fakultetit të mjekësisë, kur studentët në protestat e tyre e përlanë qeverinë duke i përmendur kushtet e mjerueshme në të cilat jetonin e për të cilat paguanin shifra stratosferike.

Këtë radhë lali ka futur duart në “thesarin” e bashkisë për të rikonstruktuar godinat e konvikteve të studentëve.

Më shumë se një plan për zhvillimin e Tiranës, është një haraç që duhet të paguajë për shefin e tij Edi Rama.

Synohet të ulet revolta studentore dhe Lali Erit iu desh të ndërrojë kurs.

Fillimisht qëndroi në pritje, me shpresë se studentët me revoltën e tyre do e nxirrnin nga zyra, e madje nga jeta politike “përbindëshin Rama”. Një grup i vogël me ndikim në protestën e studentëve njihen si miq të Veliajt dhe u përfol me fakte se ishte vetë Veliaj që po priste me endje rënien e Ramës.

Ky plan nuk funksionoi për të, ndaj ka vendosur që kryeministriat t’ia “hajë zemrën” me të mirë, duke u vetëofruar për të qenë ai në “krye të punëve” në zgjidhjen e disa kërkesave që kanë paraqitur studentët, që ende vijojnë të bojkotojnë mësimin dhe janë të ngujuar në auditorë.

Me sjelljen tipike të një “propagandisti malinj”, Lali Eri bën politikën e tij në shpinë të studentëve, duke synuar t’i përçajë. Ky kryebashkiak që në kulmin e protestave studentore nuk shfaqej në publik dhe rrinte e shihte me shpresë momentin që Rama të binte, tashmë është kthyer befas, pas venitjes së protestave studentore, duke tentuar të shfaqet në krah të kryeministrit Edi Rama.

Në kronikat e shumta që mbërrijnë të gatshme në studio televizive dhe transmetohen të plota me zell prej tyre, Veliaj po vë në plan idenë “adopto një konvikt”. Më atë rast u bën thirrje biznesmenëve t’i japin një dorë, jo për të ndryshuar pamjet katastrofë të konvikteve, por në nder të tij, pasi me këtë rast synon të sigurojë një mandate të dytë për Bashkinë e Tiranës.

Më pas kushdo biznesmen që shfaqet si “bamirës”, ka privilegjet në bashkinë e Lalit, teksa të bojatisin konviktet, nuk është aspak çudi që si shpërblim t’u jepen leje për ndërtimin e kullave.

Lali po luan me dy porta, gjithnjë në shërbim të tij e në ulje të pikëve politike të Edi Ramës, shkruan Boldnews. Pas tentativës për të organizuar e ndikuar në rritjen e protestës së studentëve kundër Ramës, po kthehet në “shpëtimtarin” e kryeministrit.

Ai është i gatshëm të bëjë gjithçka për një rikandidim të dytë, duke i ofruar Ramës çdo gjë të prekshme apo iluzive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME